Jonida Maliqi do të bëjë pjesë të programit më të ri edhe nënën e saj dhe ne shpresojmë që të ndodhë

One
Telekom

Disa ditë më parë, Jonida Maliqi postoi një video pak sekondëshe ku zbuloi se do ta shikojmë së shpejti me një program të sajin në Vizion Plus. Megjithatë, detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende me dije.

Duke qenë se protagoniste e postimeve në Instagramin e Jonidës është edhe e ëma e këngëtares, kjo e fundit nuk mund të mos i ngacmonte ndjekësit për emisionin e ri, pikërisht mes batutave dhe humorit me mamanë. Përmes disa videove, Jonida i kërkon së ëmës të jetë pjesë e programit. Ndonëse kërkesa e këngëtares është refuzuar, mamaja ka theksuar se gjithsesi do të jetë e pranishme në prapaskenë, për ta mbështetur të bijën.

Facile
Facile
My Dental

Për sa i përket detajeve mbi emisionin, e ëma e Jonidës ka lënë të kuptohet se do të zbulohen kur të vijë momenti – dhe e ka kaq mirë! Kujtojmë se vitin e shkuar, Jonida ishte pjesë e jurisë së “Albanian Designers Competition”, projekt që u transmetua pikërisht në Vizion Plus. /News31