"E di që shumë shpejt do të më marrë nga kjo jetë"- Aktori i ‘Friends’ rrëfen luftën me kancerin!
James Michael Tyler, aktori i "Friends", ose siç e njeh publiku me rolin e tij si ‘Gunther’ ka zbuluar sot se vuan nga kanceri i prostatës. Ai është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë që nga shtatori i vitit 2018, por e ka mbajtur të fshehtë nga publiku. Aktori ka bërë të ditur se tani i është nënshtruar kimioterapi dhe nuk ka qenë në gjendje të jetë pjesë e kastit në ribashkimin e tyre. Tyler e kapi sëmundjen për herë të parë gjatë një kontrolli të zakonshëm vjetor.
"Unë u diagnostikova me kancer të avancuar të prostatës, i cili është përhapur dhe në kockat e mia. Po jetoj me këtë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit ... Tani jam në fazën 4. Kështu që përfundimisht, siç dhe ju e dini, ndoshta do të më marrë nga kjo jetë."
Ai tha se gjatë gjithë këtij procesi ishte rrethuar nga njerëz që e mbështesnin, duke shtuar se përpiqet të ketë një sens të mirë humori për ta përballuar këtë situatë.
"Kjo më ka bërë mua, personalisht, të kuptoj se sa i rëndësishëm është çdo moment, çdo ditë. Dhe luftoni. Mos u dorëzoni. Vazhdoni të luftoni. Mbani qëllime në jetë. Qëllimi im vitin e kaluar ishte të kaloja ditëlindjen time të 59-të. Unë e bëra atë, në 28 maj. Qëllimi im tani është të kthehem në mbështetje për dikë me këtë intervistë".
Kujtojmë se “Friends” u rikthye para disa javësh dhe ka patur një shikueshmëri shumë të lartë. I gjithë kasti i aktorëve i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudroë, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer që u bashkuan për këtë speciale, e pritur nga të gjithë me shumë entuziazëm.
/News31