Dy vite pas divorcit me Jeff Bezos, miliarderja MacKenzie Scott martohet me një mësues!
Më pak se dy vite më parë Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos bënë me dije se kishin nisur procedurat e divorcit. Ata i jepnin fund martesës së tyre pas 25 vitesh, 4 fëmijëve dhe themelimit të kompanisë “Amazon.” Ndërkohë tani MacKenzie Scott, e cila pas ndarjes është një nga gratë më të pasura në botë, ka kurorëzuar sërish dashurinë, kësaj radhe me një mësues nga Seattle. Ka qenë pikërisht ky i fundit që e ka konfirmuar lajmin.
"Jam martuar me një nga njerëzit më të mirë që njoh dhe bujar, ndërsa i jam bashkuar qëllimit të saj për të kaluar një pjesë të madhe të pasurisë, në shërbim të njerëzve."-u shpreh Dan Jewett, i cili është mësues në shkollën e fëmijëve të MacKenzie. Ndërkohë edhe biografia e miliarderes në Amazon është përditësuar pas martesës, ku tashmë shkruhet: “Jeton në Seattle me 4 fëmijët dhe bashkëshortin e saj Dan." Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti i saj e ka “bekuar” martesën mes tyre duke u shprehur shkurtimisht në një deklaratë: "Dan është një djalë I shkëlqyer dhe unë jam shumë I lumtur për të dy”.
Kujtojmë se pas divorcit nga Bezos, MacKenzie përfitoi një shumë të madhe aksionesh të Amazon, të cilat ishin në vlerën e 38 miliardë dollarëve, duke u bërë gruaja e 3-të më e pasur në botë dhe e 22-ta në listen e përgjithshme. Ajo ka nënshkruar Zot për Dhurim, një dokument ku njerëzit më të pasur në botë premtojnë se do ta dhurojnë gjysmën e pasurisë për bamirësi.
/News31