NEWS 13 Qershor 2021, 13:44
"Duke u puthur si adoleshentë", Olta Gixhari ndan momente romantike me partnerin
NEWS-31
Olta Gixhari është duke shijuar një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Përveç ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, të voglit Amar, bukuroshja 34 vjeçare po jeton e lumtur edhe romancën me partnerin të cilin është siguruar t'a mbajë larg syrit të publikut. Megjithatë, rrallë herë ka ndarë foto me të në Instagram por duke u siguruar të mos ia zbulojë portretin siç bëri disa ditë më parë në story. Aktorja e njohur ka thyer sërish rregullat duke publikuar një video në rrjetin social.
Olta ka ndarë një moment romantik me partnerin e saj duke u puthur në lokal "si adoleshentë". "A ba ba baa tu u puth si adoleshentë nëpër lokale", shkruan ajo në postim, ku i ka fshehur fytyrën njeriut të saj të zemrës.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Gixhari rrëfeu për "Revistën Who" se partnerin e ka njohur për Krishtlindje në Madrid e se më të ra në dashuri keq. “Në Madrid, për Krishtlindje, aty jemi takuar. Por njiheshim, nuk ishte dikush që doli nga hiçi. Diku ishim parë e takuar nëpër Tiranë, por ishte nga ato njohjet e përcipta. Nuk është se e kisha qejf dhe nuk di nëse më kishte, thjesht nuk kam pasur asnjë një mendim për të. Atë ditë që e pashë, fjalia e parë që i kam thënë ka qenë: Sa i bukur qenke bërë ti… dhe ai qeshi,” është shprehur ajo.E pyetur se çfarë e bindi më vonë të ikte për të jetuar në Spanjë, Olta theksoi: “Rashë në dashuri, pra. Rashë shumë keq!” /News31