GOSS-BIZ 1 Korrik 2021, 20:10
Dua Lipa tregon si i heshti kritikët dhe pushtoi skenën ndërkombëtare
NEWS-31
Dua Lipa është sot një nga këngëtaret më të suksesshme në skenën ndërkombëtare dhe duket se pasi bëri namin me "Future Nostalgia" nuk ka të ndalur. Së fundmi ajo u shfaq në kopertinën e revistës "Vanity Fair", ku ka folur për jetën personale, rrënjët shqiptare, fillimet në muzikë dhe se si arriti majat. Ndër të tjera ajo është ndalur në vitit 2019, duke treguar dyshimet që e kishin kapluar para publikimit të hitit “Don’t Start Now” që i dha asaj shumë rekorde dhe çmime. Ajo ka theksuar se asokohe ishte rritur numri i kritikave dhe komenteve negative duke ia shtuar akoma më shumë presionin.
/News31“Mendova se ishte shumë ndryshe nga ajo që njerëzit kishin dëgjuar nga unë. Ekzistonte ky presion. Njerëzit po më thoshin se nuk isha e mirë ose se nuk e meritoja suksesin tim … thashë: ‘Mirë, thjesht do të lë pas gjithçka. Dhe do të sigurohem që ta përgatis këtë album ashtu si dua. Dhe unë do të përqendrohem vërtet në të qenit e shkëlqyeshme në gjithçka që bëj. Mendoj se më duhej diçka për të qetësuar trurin dhe për ta ndihmuar veten disi të shpëtoja nga ankthi. U përpoqa ta zgjidhë problemin përmes meditimit dhe hipnoterapisë."- ka treguar 25-vjeçarja.