Dua Lipa thyen një tjetër rekord dhe la pas artistet më të mira botërore



Dua Lipa është ndër artistet më në zë të momentit dhe albumi i saj “Future Nostalgia” vazhdon ta çojë artisten me origjinë shqiptare në suksese të pashkelura më parë. Së fundmi, “Future Nostalgia” është bërë albumi i parë i një artisteje femër që qëndron për gjashtë muaj me radhë në Billboard 200 në 10-shen e më të mirave.





“Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi Mike Adam në statusin e tij.






Lajmi i mirë është se Dua Lipa po punoj për një album tjetër. Bashkëpunëtorët e saj kanë treguar se albumi i saj i tretë do jetë ndryshe nga “Future nostalgia”, teksa pritshmëritë janë edhe më të mëdha. Po ashtu vlen të theksohet se përkundër faktit se u bë një hit i madh në vitin 2020, kënga “Levitating” i Dua Lipa është ende duke ecur jashtëzakonisht mirë dhe në gjysmën e parë të 2021 renditet e dyta mes 10 këngëve më të dëgjuara.

/News31