Dua Lipa “refuzon” të ndalet: Fiton çmimin më të rëndësishëm muzikor në Britaninë e Madhe
Dua Lipa është aktualisht artistja më në zë e momentit dhe albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” vazhdon ta çojë artisten me origjinë shqiptare në suksese të pashkelura më parë. Mbrëmjen e sotme është mbajtur në Londër, ceremonia e “Brit Awards”, eventi që vlerëson muzikën më të mirë britanike përgjatë vitit që lamë pas.
Në nominime, Dua ka arritur të çojë në shtëpi trofeun për “Best Female” dhe çmimin më të rëndësishëm të vitit, “Album of the Year”, duke kapur një numër total prej 5 trofesh të tillë në karrierën e saj. Lipa është cilësuar në rrjet si mbretëresha e vërtetë e mbrëmjes, ku përveç trofeve të fituar, ajo hapi edhe mbrëmjen me një kolazh të këngëve të albumit “Future Nostalgia”.
Nga ana tjetër, kujtojmë se “Future Nostalgia” është albumi më i shitur i vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/News31