“Është gënjeshtër e turpshme!”, Dua Lipa kundër medias së njohur për lajmin që publikuan për këngëtaren

One
Telekom

Ditën e djeshme, në rrjet qarkulloi lajmi se xhirimet e klipit të ri të Dua Lipës ishin ndaluar nga policia, për shkak të moszbatimit të masave anti-Covid. Lajmin e bëri me dije “The Sun”, që ndër të tjera shkruante se ishin banorët ata që u shqetësuan të parët lidhur me atë që po ndodhte në zonën ku jetojnë.

Por, ja që e vërteta qenka krej ndryshe. Vetë Dua ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke mohuar lajmin. “Është krejtësisht e pavërtetë. Është një nga gënjeshtrat e shumta që është publikuar nga kjo media për mua gjatë këtij viti. Avokatët e mi i dërguan një letër redaksisë ditën e sotme. Është e turpshme që disa media britanike kanë më të rëndësishme shitjen e gazetave, sesa ndjenjat e personit për të cilin po flasin. Ka patur shembuj edhe më të këqinj se kaq vitet e fundit lidhur me të tjera figura publike në Angli, por unë do të bëj qëndresën time të vogël”, ka shkruar Dua.

Facile
Facile
My Dental

Këngëtarja nuk e ka përmenduar në asnjë çast emrin e “The Sun”, duke theksuar se nuk dëshiron t’i japë reklamë falas një tabloidi mediatik si ky i fundit. Epo, ja ku u sqarua dhe çështja e Duas! /News31