NEWS 1 Gusht 2019, 00:00
Dua Lipa bën “Yves Saint Laurent” të flasë edhe shqip në fushatën më të re që po bën xhiron e rrjetit
NEWS-31
Dita e sotme përkon me lindjen e parfumit të njohur “Yves Saint Laurent”.
Pikërisht sot, këngëtarja shqiptare Dua Lipa lançoi parfumin e ri që ka në bashkëpunim me markën e famshme, që do të quhet LIBRE dhe do të thotë e lirë.
“Krenarë që më në fund po zbuloj LIBRE, aromën e re të lirisë nga Yves Saint Laurent Beauty”, ka shkruar Dua e cila shihet duke mbajtur shishen e parfumit në dorë teksa kthehet nga kamera. Por kjo nuk është e gjitha! Në faqen zyrtare të markës është folur shqip teksa reklamohet parfumi në dhjetra gjuhë të ndryshme të botës: “Unë jam e lirë”, shihet të shkruhet në videon që po bën xhiron e rrjetit./News31.al
View this post on InstagramINTRODUCING THE NEW SCENT OF FREEDOM: #LIBRE @dualipa #yslbeauty #iamlibre #dualipa