“Dosja Habilaj”, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin kriminal



SPAK ka kërkuar 63 vite burg në total për Moisi Habilajn dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.





SPAK gjithashtu thekson se i pandehuri Moisi Habilaj duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’. Moisi Habilaj prej kohësh ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. /News31