“Dorëzohet” Barcelona, Atletico Madrid i jep “leksion” në Metropolitano
Ka përfunduar ndeshja kryesore e javës së tetë në La Liga, ajo mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në “Wanda Metropolitano” me rezultatin e pastër, 2-0.
Kriza e Barcelonës vazhdoi edhe në kampionat. Skuadra katalanase ka zhgënjyer, edhe pse katalanasit zotëruan topin në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 23 me francezin Lemar dhe në fundin e 45 minutave të para Suarez shënoi edhe golin e dytë e të sigurisë.
Skuadra e Cholo Simeones nuk i la hapësira kundërshtarit dhe ia doli të mbajë avantazhin deri në fund.
Fitorja e qetë 2-0 ngjit ekipin në vendin e parë në La Liga, me pikë të barabarta me Real Madrid. Ndërsa Barcelona pësoi humbjen e parë në kampionat dhe tashmë e sheh veten në vendin e 9 në klasifikim.
/News31