NEWS 17 Qershor 2021, 12:40
Dorëhiqet drejtori i IKMT në Shkodër, mësohet kush e zëvendëson
NEWS-31
Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjea së Territorit të Shkodrës, Ilir Niklekaj, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra në këtë post. "News 24" bën me dije se në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha i cili do të drejtojë IKMT-në e Shkodrës në vijim.
Kujtojmë se Ilir Niklekaj është emër i njohur për drejtësinë në vend.
Në 2016 ai u arrestua për tjetërsimin e 15 hektarëve tokë në Velipojë teksa kryente funksionin e drejtorit të Hipotekës. /News31