GOSS-BIZ 30 Nëntor 2021, 23:07

Donaldi merr surprizën që përloti atë dhe gjithë banorët

Donaldi merr surprizën që përloti atë dhe gjithë

Donald Veshaj prej më shumë se një muaji po jeton një aventurë të re brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”. Mirëpo, jashtë ka lënë gjysmën e tij, vëllain binjak, Romeon. Sot Romeo e ka surprizuar vëllain, me një letër shumë prekëse që u dëgjua në shtëpi, teksa banorët duhet të rrinin “të ngrirë”.

“Të kam afër po s’të prek dot. Të shikoj në sy po ti nuk më shikon dot. Sa do të doja të të kisha këtu tani”, thoshte Romeo ndër të tjera, duke zbuluar edhe se ai nuk ka qenë dakord që Donaldi të hynte në shtëpi.

Ndër të tjera ka treguar, se do vetëm që Donaldi të jetë i qeshur, dhe se i mungon shumë. Letra përloti jo vetëm Donaldin, por gjithë banorët, të cilët u prekën shumë.

“Nuk prezantohem si Romeo Veshaj, por si vëllai i Donaldit”, ishte fjalia mbase më domethënëse e gjithë surprizës.

Donaldi tha se mezi priste ta takonte, por Romeo nuk kishte ardhur vetë, por siç Arbana Osmani tha “kishte dërguar dy përfaqësues”, që nuk ishin njohur më parë nga publiku.

Prindërit e tij kishin ardhur, për të takuar të birin, në një moment që u shoqërua me emocione e sigurisht shumë lot. Takimi u përmbyll me një këshillë nga prindërit: “Besoji vetëm zemrës tënde!”, e duket se Donaldi do të ndjekë më shumë se kurrë tani e tutje!

/News31