Donald Trump nuk heq dorë: “Vaksinat jua solla unë!”

 

Pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha shtetet, presidenti aktuali SHBA-ve, Donald Trump nisi një seri postimesh në Twitter ku akuzonte disa shtete për manipulime votash dhe akuzonte kompanite farmaceutike për vonesa në nxjerrjen e vaksinave.

Madje, ai shkonte dhe më tej duke u shprehur se kompani të ndryshme shtynë nxjerrjen e vaksinave pas zgjedhjeve për të ndikuar në rezultatin përfundimtar.

My Dental

Ditën e sotme me daljen e vaksinës së tretë, Trump sërish ka shkruar në Twitter, këtë herë duke u shprehur se të gjitha vaksinat kanë dalë nën “ndikimin” e tij dhe të gjitha duhet të dinë që vaksinat i solli ai e askush tjetër.

“Një tjetër vaksinë sapo u publikua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për të gjithë ata ‘historianë të mëdhenj’, ju lutem kujtoni që këto zbulime të mëdha, që do t’i japin fund Murtajes Kineze, kanë ndodhur nën ndikimin tim!”, – shkruan Trump në Twitter.

Kujtojmë se edhe ditën kur u publikua vaksina e parë efektive, Trump deklaroi se vaksina është meritë e administratës së tij.