Në konferencën e parë të Donald Trump pas zgjedhjeve presidenciale vëmendjen e morën flokët e tij

Konferenca e fundit për shtyp e Donald Trump ka ”çmendur” internetin, por jo për arsyen që mund të mendoni ju. Në fakt kjo ishte konferenca e tij e parë, pas atyre për zgjedhjet presidenciale, ku Trump foli për zhvillimet e vaksinës së koronavirusit. Teksa fliste për vaksinën e ”Pfizner”, njerëzit vunë re një ndryshim në pamjen e tij: flokët.

Publiku dhe gazetarët panë se flokët e tij kishin një hije tjetër, pasi dukeshin më gri në krahasim me ngjyrën që i ka gjithmonë. Lëkura e nxirë dhe flokët bjonde kanë qenë një pjesë e rëndësishme e pamjes së Presidentit amerikan prej vitesh tashmë, megjithatë duket se tani ai ka zgjedhur të bëjë një ndryshim, që u bë shkak për ironi dhe shumë komente në rrjetet sociale.

My Dental

Fjalimi i tij po më bën të përjetoj një eksperiencë jo shumë të mirë. Ka ndryshuar ngjyrën e flokëve. I ka më të bardha. Por zërin dhe shpejtësinë e të folurit e ka njësoj”- shkruan në Twitter gazetarja e BBC, Emily Maitlis.

Duket se boja e flokëve të Donald Trump ka dhënë dorëheqjen”- tha Ahmed Baba, themelues i ”Rantt Media”.

Ose personi që i lyen flokët e ka braktisur ose Trump po përpiqet të shëndrrohet në Joe Biden dhe shpreson që mos ta vemë re.”- shkruajti një faqe humori.

Ndërkohë të tjerë mendojnë se transformimi mund të ketë ardhur edhe nga humbja e zgjedhjeve, edhe pse miliarderi ende nuk është dorëzuar para Joe Biden dhe duket se rezultatin do ta çojë në gjykatë.

Flokët e Donald Trump u kthyen të bardha shumë shpejt. Humbja duhet ta ketë goditur fort. Prandaj ka qëndruar i fshehur këto kohë“- shkruan dikush, ndërsa një tjetër komenton:

Më duket se humbja në zgjedhje është përjetuar keq nga flokët e Trump-it”

Kjo nuk është hera e parë që Trump e provon një ndryshim të tillë, hera e fundit ishte në mars të këtij viti, megjithatë këtë herë ka marrë më shumë vëmendje për shkak të zgjedhjeve. Flokët për miliarderin janë ”pikë e dobët”, duke qenë se më parë është shprehur se duhet t’i ketë gjithmonë perfekte, madje gjatë një periudhe paguante 70 mijë dollarë vetëm për t’i rregulluar.

/News31

Burimi: Independent