Faktet tregojnë se Dojna Mema është në një lidhje me artistin shqiptar

One
Telekom

Dojna Mema u shkëput nga ekrani i Top Channel për këtë sezon, ndërsa ndjekësit e saj besnikë po presin të mësojnë se ku do ta shohim moderatoren në vijim. Gjithmonë e rezervuar lidhur me jetën private, Dojna surprizoi jo pak disa javë më parë, kur postoi një foto që la jo pak për të kuptuar.

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. Ps. Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, ishte ky përshkrimi i Dojnës në postimin ku shihet kapur për dore me një djalë.

Facile
Facile
My Dental

Por, kush fshihet në të vërtetë pas fotove artistike të moderatores? Nga një ‘investigim’ i vogël në rrjet, vërehet se postimet e fundit të Dojnës janë shumë të ngjashme me ato të Vlashent Satës. Nga lokacionet e njejta, e deri tek mbështetja që moderatorja shfaq publikisht për festivalin e përvitshëm që realizon muzikanti, dallohet qartë që dyshja po shijojnë një romancë sëbashku.

Miq pranë çiftit tregojnë se Dojna dhe Vlashenti janë në një lidhje prej më shumë se një viti, ndonëse vetëm tani ata kanë vendosur të ndajnë pak nga historia e tyre. Dy vite më parë, Vlashenti ishte i ftuar në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në emisionin Pop Culture, periudhë kur dyshja u njohën për herë të parë. Dojna ishte gjithashtu protagonistja e klipit “Copëzat”, një nga këngët e realizuara nga muzikanti para një viti. “Oh, l’amour, l’amour!” (epo, na falet pak frymë franceze për hir të Vlashentit këtë herë). /News31