GOSS-BIZ 9 Maj 2021, 18:19
"Do ngelet një mik i zemrës!" Semi Jaupaj konfirmon ndarjen nga Bojken Lako
NEWS-31
"Bojken do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!"
Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç. Megjithatë, romancën mes tyre të dy kanë preferuar ta ruajnë me fanatizëm dhe të mos ndajnë shumë detaje me publikun. Rreth dy vite më parë, Bojkeni rrëfeu në një intervistë planet e tyre për martesë, ku u shpreh se do bëjnë një dasmë të çuditshme dhe ndryshe nga ceremonitë e tjera. E në fakt, ky plan nuk u realizua kurrë, teksa nuk dihet ende arsyeja që ka çuar çiftin në marrjen e këtij vendimi. Megjithatë, duket se bëhet fjalë për një ndarje miqësore pasi dyshja e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetet sociale, madje Bojkeni nuk ka fshirë as fotot që kanë së bashku. [gallery link="none" size="full" gss="1" ids="46011,46009,46012"] /News31