Profesor Arben Fagu njihet për karrierën e tij të suksesshme, si lojtar i ekipit të Partizanit dhe Kombëtares shqiptare, ndërsa po ashtu ka shkëlyer përgjatë viteve në stolin e ekipit të meshkujve të Dinamos, por edhe Partizanit.
Ai vinte nga familja e madhe e sportit shqiptar Fagu, i biri i Besim Fagut një nga themeluesit e Klubit Partizani, vëllai i legjendës së koshit Agim Fagu.
Arbeni kishte mbaruar Institutin e lartë ILKF "Vojo Kushi", ndërsa jetën e tij ja kushtoi basketbollit, duke e vazhduar aktivitetin deri në momentet e fundit të jetës, në drejtimin e Partizanit.