Ditari prej 25 vitesh i aktorit të famshëm do të publikohet si një libër
27 vëllimet e ditarit të aktorit të njohur Alan Rickman do të publikohen në një libër të vetëm. Protagonisti i sagës së “Harry Potter”, i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçarë në vitin 2016, nisi që të mbante ditar në vitin 1990, të shkruar nga vetë ai, gjithmonë me qëllimin që një ditë të publikohet.
Tani ëndrra e tij po bëhet realitet, teksa fletët e shkruara gjatë 25 viteve, ku ai ka shprehur mendimet e tij do të publikohen si libër, i titulluar thjesht: “Ditaret e Alan Rickman”.
Shtëpia botuese që i ka marrë të drejtat e publkimit të librit quhet “Conangate”, ndërsa e veja e aktorit, Rima Horton, është shprehur shumë e lumtur për lajmin, duke thënë se ditaret do të zbulojnë jo thjesht Alan Rickamn si aktor, por si ishte si person, me sensin e tij të humorit, vrojtimet e qarta dhe gjithçka që i ka dhënë artit.
Redaktuesi që po i shëndrron fjalët e Rickman në libër, Alan Tylor, thotë se ditaret ofrojnë detaje nga jeta e një aktori të jashtëzakonshëm, që është i dashur në SHBA, sigurisht në Angli dhe në të gjithë botën.
Fotoja: Warner Bros
Stili i të shkruarit është njësoj sikur ai është duke folur me mikun e tij të ngushtë, me paragrafe të shkurtër, plot me mendime për veten dhe botën përreth, të shprehura në një mënyrë shumë intime, perceptive dhe plot batuta. Në kohën kur ai kishte nisur t’i shkruante, ishte një yll i Hollywood-it, me rolin ikonik si Hangs Gruber në filmin “Die Hard” të 1988-ës dhe si Sherifi i Nottingham-it tek “Robin Hood: Prince of the Thieves”.
Më pas ai mori pjesë në filma si “Michal Collins”, “Dogma”, “Love Actually” dhe sigurisht, në 8 filmat e “Harry Potter” si Severus Snape. Po ashtu Rickman ka luajtur shumë role në teatër dhe në “musicals”. Pjesa e librit që pritet me më shumë interes është në vitet kur ishte pjesë e kastit të Harry Potter, por edhe bindjet e tij shumë të komentuara poltiike. Ai shkruajti deri në vitin 2016, kur u diagnostikua me kancer të pankreasit dhe fatkeqësisht u nda nga jeta.
/News31
Burimi: Metro.uk