“Dita që u vesha kuqezi është më e bukura e jetës sime!” Me letrën prekëse, Taulant Xhaka lajmëron tërheqjen nga Kombëtarja



Taulant Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes së futbollit shqiptar këto javë. Para ndeshjes me Anglinë, në konferencën për shtyp, trajneri i Shqipërisë Reja u shpreh se e kishte thirrur Xhakën, por ky i fundit kishte refuzuar ftesën për të disatën herë. Nga ana tjetër, Xhaka iu përgjigjë në një prononcim për media duke thënë se kurrë nuk e ka refuzuar Kombëtaren, thjesht nuk ka qenë në formë.





Sakaq, sot Xhaka ka lajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares. Mesfushori në një postim në Instagram shkruan se do të largohet përfundimisht nga përfaqësuesja kuqezi teksa ka falënderuar të gjithë tifozët për këtë eksperiencë. Mes rreshtash ai shkruan se dita kur veshi fanellën kuqezi është më e bukura e jetës së tij dhe vendimi për tu tërhequr ishte ishte vendimi më i vështirë.






 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

/News31