Dita e dytë pa asnjë humbje jete në vendin tonë, ulet numri i rasteve të reja
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19. Kjo është dita e dytë që Shqipëria ka një bilanc të tillë nga virusi. Ndërkohë, janë kryer 3,137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë.
STATUSI I MANASTIRLIUT
Një tjetër lajm i mirëdita e dytë pa humbje jete #Vijojmë me planin gradual të lehtësimit të masave nga 1 Qershori, por duke monitoruar me kujdes situatën e pandemisë.
/News31