Dikur thuhej se janë në një lidhje, sot Loredana bën tatuazh emrin e këtij personi... dhe nuk është Mozzik!
Me siguri shumë prej jush emrin e ‘Macloud’ e lidhin me Loredanën. Ai është producenti i artistes dhe përveç kohës që kalojnë bashkë dhe ekspozimit në rrjetet sociale, emri i Macloud përmendet në nisje të thuajse çdo kënge të Loredanës së bashku me Miksu. Mirëpo, pakkush mund të kujtojë "episodin e romancës" mes dyshes në fjalë. Kur Loredana sapo ishte ndarë nga Mozzik, u përfol se ka nisur një romancë me Macloud. Dhe jo më kot, pasi vetë reperja publikoi në nisje të 2020 foto ku shihej e kapur përdore me të apo foto në qytetin e të dashuruarve në Paris. Mirëpo, se çfarë ndodhi me të vërtetë mes tyre nuk mund ta themi pasi pas këtyre zërave ajo u përfol për një romancë me KMN Zuna, e më vonë pastaj në media u zbulua ribashkimi me Mozzik. Teksa Loredana dhe Macloud vijojnë ende bashkëpunimin e tyre.
Së fundmi, reperja i ka habitur të gjithë duke gdhendur në trup emrin e producentit të saj. Loredana ka publikuar një foto në Instastory ku ka ndarë me ndjekësit tatuazhin e saj të fundit me emrin e Macloud. Ky veprim duket si një shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për producentin të cilit i atribuohet një pjesë e madhe e suksesit të artistes shqiptare. Ky veprim i Loredanës erdhi pak orë pasi Mozzik nxiti dyshimet se ata mund të jenë ndarë sërish. Megjithatë, situata është ende e paqartë lidhur me çfarë ka ndodhur mes tyre, por një gjë është e sigurtë: Mozzik dhe Loredana e gjejnë gjithnjë një mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes.
/News31