Dhoma hiperbarike me oksigjen, mënyra më e mirë për të shëruar trupin dhe mendjen në kohët e vështira që po kalojmë- flet Dr. Ervin Priftaj



“Ne nisim të jetojmë kur marrim frymë për herë të parë dhe e mbyllim atë në frymën e fundit”, kështu e përfundoi intervistën e tij Dr. Ervin Priftaj, kirurg-ortoped teksa shpjegoi me detaje gjithçka që duhet të dimë për trajtimin rigjenerues më të njohur në botë me anë të dhomës hiperbarike me oksigjen (HBOT). Mjafton të dëgjojmë fjalën oksigjen dhe menjëherë e kuptojmë që ka të bëjë me frymëmarrje por këtë herë të çdo qelize të trupit tonë. Nëse të paktën një herë keni pyetur veten se si rikuperojnë energjitë në kohë shumë të shkurtër, si duken aq të freskët dhe në formë sportistë apo personazhe të njohur në botë, përgjigja është: “trajtimi me anë të dhomës hiperbarike me oksigjen”. Këshillohet për rigjenerimin e kockave, lëkurës, trurit e sidomos në këto kohë kaotike që po jetojmë, për personat që kanë kaluar Covid-19. Fatmirësisht në Shqipëri tashmë është e mundur të kujdesemi për veten, për shëndetin e trupit dhe mendjes nëpërmjet dhomës hiperbarike me oksigjen (HBOT) në Klinikën Fit Health. Kjo klinikë ka synimin kryesor trajtimin në kohë, parandalimin e problemeve shëndetësore, përmirësimin e stilit të jetësës dhe sigurisht HBOT është trajtimi i duhur. Për më shumë detaje dhe hollësi ka folur në këtë intervistë Dr. Ervin Priftaj:





Çfarë është terapia me dhomë hiperbarike me oksigjen ( HBOT) ?
Terapia hiperbarike me oksigjen (HBOT) është një trajtim mjekësor i cili rrit procesin natyror të shërimit të trupit duke thithur 100% oksigjen në një dhomë te mbyllur, ku presioni atmosferik rritet dhe kontrollohet nga mjeku ne varesi te gjendjes se pacientit.
Në rrethana normale, oksigjeni transportohet në të gjithë trupin vetëm nga qelizat e kuqe të gjakut. Me HBOT, oksigjeni tretet në të gjitha lëngjet e trupit, plazmën, lëngjet e sistemit nervor qendror, limfën dhe kockën dhe mund të bartet në zonat ku qarkullimi eshte i zvogëluar ose bllokuar. Në këtë mënyrë, oksigjeni shtesë mund të arrijë të gjitha indet e dëmtuara duke nxitur me tej procesin natyral të shërimit. Rritja e oksigjenit shton aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të vrarë bakteret, ul edemen dhe lejon që enët e reja të gjakut të rriten më shpejt në zonat e prekura. Eshtë një trajtim i thjeshtë, jo invaziv dhe pa dhimbje. Brenda dhomës hiperbarike, presioni më i lartë oksigjenit indukton përthithje më të madhe të tij në mushkëri, apo indet e tjera periferike. Më shumë oksigjen shkon në mitokondri, duke u rritur kështu prodhimi i energjisë. Niveli i oksigjenit ne plazëm mund te rritet deri në 25 herë.

Cilat janë të mirat e HBOT për organizmin?
Trupi i njeriut zoteron aftësi të jashtëzakonshme shëruese. Pyetja shtrohet; po sikur t’i mbeshtesim këto potenciale shëruese për të funksionuar më shpejt dhe në mënyrë më efikase? Kjo është në thelb mënyra se si përdoret terapia hiperbarike me oksigjen ( HBOT).
Oksigjeni është si karburant për trupin e njeriut. Eshtë i nevojshem për gjithçka, nga frymëmarrja qelizore deri te riparimi i indeve të dëmtuara dhe ruajtja e funksionit të duhur të trurit.
Ajri që thithim furnizon trupat tanë me oksigjen të mjaftueshëm për të mbijetuar, duke rritur presionin e këtij të fundit ndihmojmë transportimin e oksigjenit më larg, në qelizat që kanë më shumë nevojë për të.
Që të arrihet shërimi i zonave të dëmtuara të trupit duhet që të kemi nivele të përshtatshme të oksigjenit në inde. Shumica e sëmundjeve dhe dëmtimeve ndodhin në nivel qelizor ose indor. Në shumë raste, si psh: problemet e qarkullimit të gjakut; insultet cerebrale, oksigjeni i nevojshëm nuk mund të arrijë zonën e dëmtuar dhe aftësia natyrore shëruese e trupit nuk funksionon siç duhet. Terapia hiperbarike e oksigjenit siguron këtë oksigjen shtesë në mënyrë natyrale dhe me efekte anësore minimale.
Terapia hiperbarike e oksigjenit përmirëson cilësinë e jetës së pacientit aty ku mjekësia standarte nuk funksionon.
Efektet e dobishme të oksigjenimit hiperbarik janë:

– lehtësimi i shpërndarjes të oksigjenit në indet e dëmtuara ose jo të vaskularizuara mjaftueshëm, duke stimuluar shërimin e tyre;
– stimulimi i prodhimit natyror të qelizave burimore ( stem cell ) me rreth 800%, qe ndihmon në zëvendësimin e indeve të dëmtuara në organin e prekur dhe përshpejton procesin e shërimit;
– përmirësimi i sistemit imunitar duke aktivizuar limfocitet për të luftuar kundër infeksioneve të shkaktuara nga viruset dhe bakteret aerobe dhe anaerobe;
– Osteogjeneza stimuluese – rritja e indit kockor – zvogëlimi i kohës së shërimit të frakturave dhe traumave lidhur me pajisjen osteoartikulare (shërim 5 herë më shpejt);
– ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe edemës përmes vazokonstriksionit si rrjedhojë e hiperoksisë (shtimi i oksigjenit).
– Oksigjenimi hiperbarik konsiderohet tashmë , efekti më i fuqishëm dhe më i shpejtë anti-edematoz;
– stimulimi i neovaskularizimit – formimi i enëve të reja të gjakut – procese të quajtura angiogenezë dhe vaskulogjenezë, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në nivelin e tërë trupit;
– aktivizimi i osteoklasteve dhe qelizave formuese të osteoblasteve Osteoklastet ndihmojnë në mbajtjen e përqendrimeve të kalciumit në gjak në nivele optimale. Në procesin e rimodelimit të kockave, veprimet e osteoklasteve ndërmjetësohen nga osteoblastet e citokinës;
– Detoks i shpejtë i të gjithë trupit sidomos pas kimioterapisë;
– Restaurimi i qelizave nervore të prekura pavarësisht nga shkaqet;
– Rrit sintezën e fibrave të kolagjenit dhe prodhimin natyral të elastinës, duke pasur një efekt të dukshëm kundër plakjes dhe zvogëlimit të rrudhave;
– Stimulon oksigjenimin qelizor dhe zvogëlon stresin oksidativ;

A ka limit moshe dhoma hiperbarike?
Nuk ka limit për trajtimin në dhomën hiperbarike. Të gjitha moshat përfshirë foshnjat, fëmijet e vegjël dhe të moshuarit mund të bejne ne menyre te sigurt terapine hiperbarike me oksigjen pervecse rasteve kur situate të caktuara nuk ua lejojnë.





Cilët janë personat që e kanë të domosdoshëm këtë trajtim?
Oksigjenimi hiperbarik nuk është një metodë e re trajtimi, por është përdorur në të gjithë botën që nga vitet 60-70 për të trajtuar dhe eliminuar shkaqet e mbi 100 sëmundjeve. Disa nga indikacionet terapeutike të HBOT përfshijnë: fibromialgjinë, dhimbjet e kokës përsëritëse, sidomos migrena, trajtimi i dhimbjeve të çfarëdo natyre (ato të shkaktuar nga hernia diskale, artriti, artroza, gonartroza, koksartroza…), sindroma e nervave kranialë: neuralgji trigeminale, neuropati optike, mosfunksionime vestibulare (marramendje, trauma akustike), anemitë serioze e shumë të tjera.

Po nëse duam thjesht rigjenerim a mund ta gjejme tek dhoma hiperbarike?
Rrudhat dhe problemet estetike të lëkurës, si njollat dhe puçrrat , shkaktohen nga shumë faktorë si plakja, ekspozimi ndaj mjedisit, veçanërisht nga ekspozimi i tepërt i diellit, pirja e duhanit, gjinia dhe kequshqyerja. Rrudhat e shkaktuara nga plakja shkaktohen nga faktorët e brendshëm ose plakja e programuar gjenetikisht, që ndodh me kalimin e kohës. Kjo plakje e programuar gjenetikisht kryesisht shkakton ulje të prodhimit të fibroblastit, kolagjenit dhe elastinës, e cila rezulton në rrudhjen e lëkurës dhe humbjen e elasticitetit . Pirja e duhanit shkakton plakjen dhe rrudhat e lëkurës, pasi duhanpirja ndalon prodhimin e kolagjenit dhe ul elasticitetin e lekures.
Aftësia e trupit për të prodhuar kolagjen (proteina kryesore e ndërtimit të kockave, lëkurës, muskujve, tendinave dhe ligamenteve ) fillon të bjerë rreth moshës 25 vjeç.
Ndërsa plakemi, kjo mungesë kolagjeni ndikon që lëkura jonë të bëhet më pak e fortë dhe elastike, duke shkaktuar rrudha. E njëjta gjë ndodh gjatë ekspozimit të tepruar në diell dhe pirjes së duhanit.
Kur i nënshtroheni terapisë hiperbarike të oksigjenit, trupi përfiton nga bollëku i oksigjenit për të rritur prodhimin e kolagjenit, duke ju ndihmuar të vononi shenjat e plakjes së lëkurës. Rritja e sintezës së fibrave te kolagjenit dhe të prodhimit natyral te elastines kanë një efekt të dukshëm kundër plakjes dhe zvogëlimit të rrudhave dhe një përfitim të drejtpërdrejtë në atë që quhet Rejuvenation (përtëritje e lekurës) dhe anti-aging.
Shëndeti i lëkurës është i lidhur me shëndetin e trupit në përgjithësi sepse lëkura jo vetëm vepron si pengesë fizike ndaj infeksioneve dhe trupave të huaj, por kontrollon sistemin imunitar, prodhon hormone dhe neurotransmetues. Pra përfitimi i HBOT është përtej vetëm rigjenerimit ose ripërtëritjes së lekures, por shkon në rigjenerim të gjithë organizmit .

Cila ishte shtysa që ju bëri ta sillnit HBOT-në në klinikën tuaj?
Në botë HBOT është është një nga trajtimet më të njohura për të forcuar organizmin dhe për t’u rikuperuar më shpejt. Qasja e klinikës Fithealth ndaj shëndetit qëndron jo vetëm në metodën standarte: të trajtojmë patologjinë kur ajo tashmë është instaluar, por të investojmë në një jetë të shëndetshme, plot energji dhe të parandalojmë sëmundjet e lidhura me stilin tonë të jetës dhe ato që mund të kemi predispozitë të zhvillojmë. Kësaj filozofie I përshtatet më së miri parimi i terapisë hiperbarike me oksigjen. Është një trajtim I sigurt, pa dhimbje dhe më e rëndësishmja me efekte thuajse të papërfillshme anësore.

Këshillohet gjithashtu për personat që kanë kaluar Covid-19. Pse duhet ta bëjnë këtë trajtim?
Simptomat më të zakonshme që njerëzit perjetojne gjatë dhe pas COVID-19 përfshijnë:
– Lodhje
– Vështirësi në frymëmarrje
– Dhimbje të kyçeve
– Dhimbje gjoksi
– Probleme cerebrale, duke përfshirë një paaftësi për t’u përqendruar dhe memorie të dëmtuar
– Humbje e shijes dhe / ose nuhatjes
– Pagjumësi
Infeksioni akut COVID-19 shoqërohet me rritje te koagulimit të gjakut , të karakterizuar nga rrezik i rritur i mbylljes të enëve të vogla dhe të mëdha, që shpesh çon në rritje të niveleve të vdekshmërisë.
COVID-19 mund të përfshijë një përgjigje imune hiperaktive duke rezultuar në një reagim të tepruar inflamator.
Sindroma Post-COVID-19 është një përmbledhje e shenjave dhe simptomave të ndryshme, një sëmundje multisistemike.
Pacientët raportojnë mialgji, dhimbje koke, encefalopati, marramendje dhe anosmia (humbje te nuhatjes).
HBOT përmirëson oksigjenimin e indeve dhe lehtëson simtomat e sindromës post-COVID
Veprimi i kombinuar i hiperoksigjenimit dhe hiperbarikut (rritja e presionit) nxisin proceset rigjeneruese, duke përfshirë:
-lehtësimi i shpërndarjes së oksigjenit në indet e dëmtuara ose jo të vaskularizuara mjaftueshëm, duke stimuluar shërimin e tyre
-stimulimi i prodhimit natyror të qelizave burimore ( stem cell )
-përmirësimi i sistemit imunitar
-ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe edemës me shpejtësi përmes vazokonstriksionit për shkak të hiperoksisë ( shtimi i oksigjenit ).
-stimulimi i neovaskularizimit – formimi i enëve të reja të gjakut duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në nivelin e tërë trupit
HBOT është efektiv sidomos në trajtimin e lodhjes kronike të sindromit post COVID dhe në zbutjen e efekteve të pergjigjes së tepruar inflamatore që ndodh gjatë dhe pas COVID-19.
Përfitimet vërehen shumë shpejt, në mënyrë tipike që pas séancës së 4 ose të 5 pacientët referojnë ulje të lodhjes, performancë më të mirë fizike dhe përforcim të kujtesës.

Sa seanca janë të mjaftueshme për t’i dhënë trupit energjinë që i duhet?
Për përcaktimin e seancave është e rëndësishme një konsultë paraprake me mjekun. Ne flasim për përforcim dhe ripërtëritje, por kurrsesi nuk duhet të harrojmë se çdonjëri prej nesh është unik dhe karakteristikat tona individuale duhen marrë parasysh kur vendosim seancat e nevojshme apo të mjaftueshme për të arritur qëllimin që duam të arrijmë. Mesatarisht 10 seanca rekomandohen te persona në dukje të shëndetshëm që kërkojnë të kenë një nxitje energjie më tepër në jetën e tyre. Numri I seancave rritet nëse përtej rritjes së energjisë kemi dhe një sëmundje shoqëruese apo simptoma jospecifike të cilat ndikojnë në cilësinë tonë të jetës.

A është një trajtim që mund ta përballojnë të gjithë?
Oksigjenimi hiperbarik është një metodë e sigurt, pa dhimbje, jo invazive, pa efekte anësore, madje edhe relaksuese. Seancat e terapisë me oksigjen hiperbarik janë aq të thjeshta sa mund të shtriheni dhe të shikoni një film ose të bëni një sy gjumë. Shumë pacientë thonë se është pjesa më relaksuese e ditës së tyre dhe ata i presin seancat si një shkëputje nga të gjitha kërkesat e jetës së përditshme. Individët pak klaustrofobikë mund të nervozohen para seancës së parë, një anëtar I stafit mjekësor është gjithmonë i pranishëm gjatë gjithë kohës që do të jeni në dhomën hiperbarike.

Çfarë ndodh kur hyjmë në dhomën hiperbarike?
Në minutat e para, ju mund (ose jo) të ndjeni ndryshimet në presionin e ajrit në veshët tuaj. Pacientët tanë shpesh na tregojnë se nuk i vërejnë ndryshimet e presionit. Shumë thonë se ndjenja është e ngjashme me atë të ngjitjes në mal (hiking), apo edhe ngjitjes gjatë udhëtimit me aeroplan. Në përgjithësi, veshët tuaj janë pjesa e vetme e trupit mjaft e ndjeshme për të vërejtur ndryshimin e presionit. Ata mësohen me këtë të fundit gjatë trajtimeve të para.

Cilët janë personat që nuk ju këshillohet?
Si e kemi përmendur më sipër HBOT është një metodë e sigurt, pa dhimbje, jo invazive, pa efekte anësore, dhe thuajse pa kundërindikacione. Të paktë janë ata që nuk mund të përballojnë një seancë në dhomën hiperbarike. Kjo për shkak të parimit të thjeshtë të kësaj të fundit. Kundërindikacion absolut përbëjnë individët me pneumothorax të patrajtuar. Ekzistojnë gjithashtu disa medikamente që nuk janë në përputhje me terapinë hiperbarike me oksigjen, por gjatë konsultës, ne marrim një histori të plotë të medikamenteve që ju merrni për t’u siguruar në lidhje me mbarëvajtjen e terapisë.

Sa here duhet bërë gjatë vitit trajtimi me oksigjen në dhomën hiperbarike?
Arsyeja pse po i nënshtrohet dikush terapisë hiperbarike me oksigjen nuk përcakton vetëm numrin e seancave, por dhe peridicitetin e trajtimit. Nëse flasim për sportistë, qëllimi i të cilëve është shtimi i energjisë dhe rikuperimit të forcës pas stërvitjeve me orë të gjata, një ‘’rikujtesë’’ pas disa muajsh është e këshillueshme. E njëjta gjë mund të vlejë dhe për pacientë me dhimbje migrenoze apo zonjushat dhe zonjat që kërkojnë të luftojnë kundër kohës.

Çfarë këshille do t’i jepnit një personi që ka dyshime ende për këtë trajtim?
Oksigjeni është burim jete. Ne nisim të jetojmë kur marrim frymë për herë të parë dhe e mbyllim atë në frymën e fundit. Nëse keni pyetje apo paqartësi eja në klinikë. Ne do të jemi aty për të diskutuar problematikat tuaja, për t’ju prezantuar me dhomën hiperbarike dhe për t’u përgjigjur çdo pyetje që mund të keni lidhur me të.

IMG-20210410-WA0060 IMG-20210410-WA0055 IMG-20210410-WA0065 IMG-20210410-WA0072 IMG-20210410-WA0068 IMG-20210410-WA0066 IMG-20210410-WA0062 IMG-20210410-WA0069
<
>