GOSS-BIZ 18 Shtator 2021, 20:25
"Dhe ata jetuan të lumtur!" Luana Vjollca bën "martesën" më të veçantë në Mykonos!
NEWS-31
Luana Vjollca u sigurua të kthehej e "martuar" nga pushimet në Mykonos. Jo, nuk është ajo që po mendoni ju. Ka bërë një martesë me shapkat Philipp Plein që vodhën gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram këto ditë. Për ata që nuk e dinë, Luana ka publikuar gjatë pushimeve në ishullin grek disa foto me një palë shapka Philipp Plein.
Mirëpo, një ndjekëse i shkroi para pak ditësh në foton ku Luana pozon para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”: “Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.” Ky koment i ka rënë në sy Luanës e cila i ka kthyer komentueses përgjigjen me një mësim mjaft të vlefshëm. “Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, shkroi ajo, teksa mori përkrahje nga ndjekësit që ishin një mendim me të.
Si gjithnjë, Luana vendosi ta marrë situatën me sportivitet, duke bërë humor me ndjekësit e saj sot. Ajo postoi një foto para dyqanit të Philipp Plein këtë herë duke shkruar: "Të futem të blej një palë shapka të reja". Më pas postoi disa foto të tjera duke fokusuar shapkat.
Megjithatë, batutën më epike ajo e kishte ruajtur për dy foto që postoi në Instagram. "Ata jetuan të lumtur përgjithmonë!"- shkroi Luana teksa ka vendosur emojin e një bjondeje dhe shapkave, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.
Kështu, thoni ç'të doni, Luana e ka ndarë mendjen. Nuk blen shapka të tjera përsa kohë ato aktualet, jo vetëm janë Philipp Plein dhe shumë të bukura por edhe e kryejnë ende funksionin e tyre. /News31View this post on Instagram