Detajet e para/ Vëllai i personit që iu bë atentati u vra vitin e shkuar, pjesë e rrjetit të drogës

One
Telekom

Shpërthimi i një automjeti në zonën e “Vasil Shantos” pasditen e sotme ka tronditur kryeqytetin. Që në momentet e para, policia ngriti dyshimet se bëhej fjalë për një shpërthim të telekomanduar.

Sipas “BalkanWeb”, shoferi që drejtonte automjetin, i cili ka mbetur i plagosur dhe momentalisht lufton për jetën në spital, është Prend Gjini. Vëllai i këtij të fundit, Armando Gjini, mbeti i vrarë vitin e kaluar para Katedrales në Rrëshen, teksa shoqërohej nga dy fëmijët e tij. Nisur nga kjo ngjarje, policia ka ngritur këtë pistë hetimore, duke e lidhur atentatin e sotëm me konfliktet që kanë patur vëllezërit Gjini. Çështja ka mbetur ende nën hetim, pa autor.

Facile
Facile
My Dental

Armando Gjini është i njohur për lidhjet e tij me Met Kaninin, njohur ndryshe si ‘Eskobari shqiptar’. Ky i fundit, u arrestua për veprimtari kriminale lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike në vitin 2018. Dyshohet se atentati i sotëm ndaj Prend Gjinit lidhet pikërisht me këtë rrjet. /News31