Deklarata të forta për Cristiano Ronaldo-n: “Pëlqen djemtë, historitë e dashurisë me vajza janë false”

One
Telekom

Një deklaratë e fortë për Cristiano Ronaldo-n ka ardhur nga Piotr Listerman, pronari i një agjencie VIP për çifte. Listerman ka deklaruar se futbollisti pëlqen meshkujt dhe historitë e dashurisë me vajza janë ‘të sajuara’.

Ai është shprehur se lidhja me Irina Shayk ishte thjesht një fasadë për të fshehur të vërtetën. “Po, e njoha Ronaldon me Shayk. Megjithatë lidhja e tyre ishte një gënjeshtër, pasi sulmuesi pëlqen djemtë e rinj. Marrëdhënia mes tyre ishte e dobishme për të dy, pasi Irina Shayk mori popullaritet, ndërsa Ronaldo nuk dëshironte të zhgënjente fansat dhe vendosi të gjente një femër të mirë. Mes Ronaldos dhe Irinës nuk kishte asnjë marrëdhënie reale, edhe nëse kishte ajo ishte aksidentale. Nga ana tjetër, unë mora 100 mijë euro si kompensim për lidhjen e tyre”, ka deklaruar Listerman.

Facile
Facile
My Dental

Ky i fundit pretendon se edhe lidhja me partneren aktuale, Georgina Rodriguez me të cilën ka dy fëmijë, është false. A do të reagojë Ronaldo lidhur me këtë deklaratë? Mbetet për tu parë! /News31