Degradon situata! Sindi çohet e sulmon papritur Mevlanin, Julin dhe Rinianin!



Sindi tha sot se ka bërë deklaratën më të fortë në Për’puthen pasi u shpreh se po qëndron në emision vetëm prej Muratit. Mirëpo, kur të gjithë po prisnim të na sqaronte rreth kësaj deklarate, ajo çohet dhe merr një vrasëse mizash dhe ia çon Julianit.  “Tani mere këtë dhe vrit mizën meqë the ato fjalë. Dëgjo këtu tani kemi një shprehje këtu në Shqipëri se ti ndoshta s’e di meqë ke jetuar në Greqi, thonë “Fjalën që thua mbaje ose atë që dh*** haje,”- i tha Sindit, teksa Juli iu drejtua duke i thënë se ka bërë vetëm batuta.





Pas Muratit, ajo vazhdoi me Mevlanin, me të cilin situata degradoi.  Por, nuk e la me kaq. Dy fjalë Sindi i kishte ruajtur edhe për Rinianin, i cili e refuzoi para disa ditësh kur ajo i shprehu publikisht pëlqimin. ‘Kam dhe dicka për Riniani. Këtu ikën luanët dhe tani filluan këta minjtë. Këta më kanë ofenduar dhe le të pranojnë ofendimet e mia. Rinian, për ty kam pasur respektin më të madh. Përplasja e duarve që ke bërë me Julin, gjë që mu duk e ulët nga ana jote. Nuk ke qenë ti ai që të bënim një takim në spa ndryshe nga të tjerët?’






Ndërkohë, Mevlani u largua nga studio duke thënë se s’mund të komandohen të gjithë nga Sindi. Por, sulmi i Sindit nuk mbaroi këtu. Ajo u përplas dhe me Arjanin. Ky i fundit tha se po bën show dhe se nuk e meriton Muratin. Mes tyre pati akuza të rënda. Teksa Sindi i tha se duhet tu tregonte të gjithve se kush është, opinionisti i tha se ka çrregullime psikologjike dhe se ka nevojë për një psikolog që ta kontrollojë.

“Kjo nuk të meriton Murat, se ta nxiu jetën, ti meriton një njeri të mirë, kjo nuk të do ty, kjo do bad boy. Ke dalë me gjithë dynjanë moj vajzë dhe nuk e di ku je. Je aq manipulatore, ke dal me të gjithë dhe i kërkon llogari Muratit. O po ça flet moj E paske shpirtin e zi, kjo ka çrregullime duhet thirrur një psikolog për të parë a është për këtë emision apo jo. Kjo ka çrregullim të madh nervor. Kjo mirë që nuk mori pistoletën sot, t’i qëllonte”, tha ai.

/News31