Humbën fëmijën dy javë më parë, John Legend i bën dedikimin emocionues Chrissy Teigen
John Legend e la publikun e "Billboard Music Awards 2020" pa fjalë, teksa performoi një version shumë emociones të këngës së tij “Never Break”. Para se të niste performancën, ai ja dedikoi këngën bashkëshortes së tij, Chrissy Teigen, duke thënë: “”Kjo është për ty Chrissy”. Më herët këtë muaj, John dhe Chrissy pësuan një tragjedi të madhe në familjen e tyre, ku humbën fëmijën që pritej të vinte në jetë.
"We'll never break", "Ne kurrë nuk do të thyhemi" ishte si një premtim që John i bënte bahkëshortes, edhe pse kanë përjetuar ngjarjen më të trishtë që prindërit mund të kalojnë.
Chrissy e humbi fëmijën, teksa ishte e shtuar në spital për hemoragji të rëndë. Në një postim në Instagram, ku ndau lajmin me fansat, ajo tha: “Jemi të shokuar dhe unë ndjej atë dhimbjen për të cilën vetëm mund të kesh dëgjuar, atë lloj dhimbje që kurrë s’e kam ndjerë më parë. Nuk arritëm ta ndalonim hemoragjinë dhe nuk mundëm t’i jepnim bebit lëngjet që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve. Nuk ishte e mundur.”
Ajo zbuloi se së bashku me John, e thërrisnin djalin e tyre “Jack” dhe tha: “Ai do të jetë Jack gjithmonë për ne. Jack u përpoq shumë që të ishte pjesë e familjes tonë të vogël dhe do të jetë përgjithmonë. Për Jack-un tonë, na vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde u përballe me kaq shumë vështirësi, që nuk mundëm të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Do të të duam gjithmonë”
Në fund ajo falenderoi të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur në këtë periudhë të errët, ndërkohë që u shpreh se tani familja e tyre do të qajë dhe do të mbajë zi, por do të përqafohen me njëri-tjetritn dhe do ta kalojnë edhe këtë.
/News31