Dafina Zeqiri tregon publikisht “problemin” që ka me Dj Geek, ku e gjetën veten të gjitha gocat!



Me lindjen e zhvillimin e rrjeteve sociale, fotot janë kthyer në një element shumë të rëndësishme në jetën e vajzave(por jo vetëm). Duke qenë se Instagrami është një aplikacion goxha i ndjekur, fotot duhet të jenë sa më të bukura dhe për këtë na duhet një ‘fotograf’ i mirë dhe me kohë të plotë. E padyshim një prej personave që mund t’ia besojmë këtë rol është i dashuri. Por, realiteti është ndryshe dhe shumë vajza ankohen se i dashuri/partneri i tyre nuk shkrep foto të bukura. E këtë “problem” e paska edhe Dafina Zeqiri me Dj Geek.






Aktualisht çifti ndodhet me pushime në Turqi prej nga ku këngëtarja ka postuar disa foto. Në njërën prej tyre ajo pozon “e mërzitur” dhe pa pritshmëri për fotot e shkrepura dhe më pas shfaqet e buzëqeshur, duke shkruar “Kur ti mendon se ai po të bën foto të këqija, siç bën zakonisht, por më pas…” E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e DjGeek që shkruan me shaka “Hajde rren hajde!”. Ndërsa hallit të Dafinës i janë bashkuar edhe goca të tjera të njohura si Rina apo Oriola Marashi. E shumë vajza të tjrera jo të njohura…

/News31