Cristiano Ronaldo vlerësohet me çmimin “Guinness” pas thyerjes së super rekordit



Mbrëmja e 1 shtatorit ishte e paharrueshme për Cristiano Ronaldon që theu një tjetër rekord. Ai shënoi dy gola për Portugalinë në ndeshjen përballë Irlandës, në minutat 89 dhe 90+6, që i dhanë tre pikë shumë të rëndësishme Kombëtares portugeze. Por jo vetëm. Me këto dy gola, CR7  u bë lojtari me më shumë gola në histori me kombëtaren e futbollit, duke shkuar në 111 dhe duke parakaluar rekordin e mbajtur nga Ali Daei deri tani.





 






View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)

Kështu, ditën e sotme 36-vjeçari është vlerësuar me çmimin “Guinness” pas thyerjes së super rekordit. Ylli i Manchester United ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram se është vlerësuar me këtë çmim duke u shprehur super i motivuar për më tej.

“Faleminderit  “Guiness World Records”. Gjithmonë mirë të thyesh rekorde botërore. Le të vazhdojmë të përpiqemi të vendosim numra edhe më të larta!”, ka shkruar futbollisti krahas postimit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

/News31