Pas 19 ditësh, Cristiano Ronaldo shërohet nga Covid-19

Pas 19 ditësh Cristiano Ronaldo ka rezultuar negativ në testin e Covid-19. Klubi i Juventusit doli sot me këtë deklaratë:

“Cristiano Ronaldo ka bërë kontrollin e radhës, testin diagnostikues(tamponin) për Covid-19. Rezultati doli negativ. Pas 19 ditësh futbollisti është shëruar plotësisht dhe nuk do të jetë më në karantinë”

My Dental

Kështu portugezi do t’i rikthehet stërvirjes me klubin italian, duke qenë në dispozicion menjëherë për ndeshjet e radhës në Seria A. Ylli i futbollit u kritikua para pak ditësh, pasi bëri testin e dytë të Covid-19 dhe rezultoi pozitiv dhe tha se “tamponi është kot”. Ai humbi disa ndeshje të Juventusit, përfshirë këtu atë kundër Barcelonës.

Ndërkohë fansat e Ronaldo-s nuk mund të mos vinin re ndryshimin që si ka pësuar ditët e fundit, gjatë kohës që ka qenë i infektuar.

/News31