Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv me koronavirus

One
Telekom

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë Federata Portugeze e Futbollit, e cila ka konfirmuar lajmin se ylli i Juventusit është prekur nga koronavirusi.

Sipas Federatës, Ronaldo nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, pra është asimptomatik, ndërkohë që ndodhet në karantinë.

Facile
Facile
My Dental

Kapiteni i përfaqësuese portugeze ka rezultuar pozitiv gjatë testeve që u janë bërë lojtarëve gjatë grumbullimit me kombëtaren, në prag të ndeshjes me Suedinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ronaldo u aktivizua gjatë përballjes së Portugalisë me Francën dhe ndaj Spanjës gjatë ditëve të fundit.

Si pasojë e infektimit me Covid-19, ai do të mungojë të paktën në takimin e kësaj fundjave të Juventusit në Serie A, kundër Crotone-s.

/News31

Burimi: DailyMail