Ylli i Juventus Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19, pas testit të dytë që ka bërë sot. Kjo di të thotë se portugezit do t'i duhet që të qëndrojë akoma më gjatë në karantinë, në pritje të kohës për të bërë një tjetër test. Gjatë kësaj kohe ai do të humbasë disa ndeshje dhe sipas raportimeve nga mediat sportive, me siguri do të mungojë në përballjen e Juventus në Champions League kundër Barcelonës në 28 tetor.
Përballje që tifozët e futbollit mezi e prisnin pasi do të shkonin sërish përballë njëri-tjetrit Ronaldo-n dhe Messi-n. Kujtojmë se Ronaldo u infektua gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë dhe deri më tani ka humbur dy ndeshje të Juventus, në Serie A dhe Champions League. Futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur simptoma të virusit, megjithatë e ka të detyrueshme të qëndrojënë izolim deri sa testi të jetë negativ.
/News31