GOSS-BIZ 12 Shkurt 2021, 16:20
Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë në botë me 500 milionë ndjekës!
NEWS-31
Platforma Instagram llogaritet të ketë rreth një miliard përdorues, që do të thotë se rreth 15% e tyre ndjekin aktualisht fituesin 5-herë të Topit të Artë. Ndërkohë nëse do hyjmë pak tek rivaliteti i përjetshëm me Lionel Messi-n, Ronaldo ka 78 milionë ndjekës më shumë në Instagram ndërsa argjentinasi nuk ka një llogari personale në Twitter. Kapiteni i Barcelonës është gjithashtu më mbrapa në Facebook, pasi nuk ka arritur ende 100 milionë pëlqime. Kujtojmë që Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 36-të, megjithatë duket se nuk ka ndërmend të ndalet aspak në futboll. Edhe nëse e bën, me kaq shumë ndjekës, të ardhmen e ka të sigurtë. /News31Cristiano Ronaldo has now passed 500 million followers across his Instagram, Facebook and Twitter accounts ?
He’s the first person to reach that mark on social media ? pic.twitter.com/2qC4Jgl1jQ — B/R Football (@brfootball) February 12, 2021
View this post on Instagram