NEWS 21 Nëntor 2020, 15:40
Covid-19 rifutet në familjen e Trump, prek një tjetër pjesëtar
NEWS-31
Pas përfundimit të zgjedhjeve, familjes së Trump i duhet të përballet me një tjetër shqetësim e këtë herë shkaktar është sërish Covid-19.
Mediat në SHBA tregojnë se djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr. është infektuar nga Covid-19 dhe është izoluar menjëherë pas daljes së rezultatit të testimit në fillim të javës.
Zëdhënës brenda Shtëpisë së Bardhë tregojnë se Donald Jr. është tërësist asimptomatik dhe nuk ka asnjë komplikacion për shëndetin e tij.
Sakaq, presidenti aktualt Trump dhe bashkëshortja e tij, Melanie u infektuan nga Covid-19 në fillim të vjeshtës dhe e kaluan më sukses, duke mos pasur asnjë komplikacion për shëndetin.