COVID-19 i merr jetën mjekut të Kombëtares shqiptare Ylli Mihali



Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm Ylli Mihali, mjeku i Kombëtares shqiptare. I intubuar prej ditësh në spital, Mihali nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-19, duke tronditur botën e sportit në Shqipëri.





Burimet bëjnë me dije se Mihali ishte i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës Pfizer.






Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka shprehur ngushëllimet e tij, në një postim në Facebook.

“Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij”, shkruan ndër të tjera Duka.


Mihali ishte pjesë e Kombëtares shqiptare si fizioterapist për 27 vite, duke ndihmuar me gjendjen fizike qindra lojtarë.

/News31