U arrestua për ngacmim seksual, Conor McGregor reagon ndaj akuzave

One
Telekom

Conor McGregor u arrestua ditën e sotme nga policia në ishullin francez të Corsica-s. Ai u mor në pyetje nga policia pasi ndaj tij është ngritur një akuzë për ngacmim seksual. Ish-kampioni absolut i UFC për peshat e lehta dhe të mesme, është bërë pjesë e një fushate së fundmi, ku i duhet të shkojë në disa shtete për të ndërgjegjësuar njerëzit për çështjen e sigurisë së ujit.

Ai duhet të merrte pjesë në një event mbrëmjen e sotme në ishullin francez, por nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të problemeve me policinë. Megjithatë, McGregor aka The Notorius i ka mohuar të gjitha akuzat. Përfaqësuesit e tij u shprehën: “Conor i mohon plotësisht të gjitha akuzat që janë bërë për sjelljen e tij. Ai u mor në pyetje dhe është liruar tani nga komisiariati.

Facile
Facile
My Dental

Një deklaratë nga zyra e prokurorisë në Bastia e sqaron kështu situatën: “Duke ndjekur një ankesë që është bërë në 10 shtator, për një veprim që mund të konsiderohet si tentativë ngacmimi dhe abuzimi seksual, Conor McGregor është i pandehur dhe u mor në pyetje.

Kujtojmë se irlandezi u  tërhoq nga UFC këtë verë pasi i propozi për martesë të dashurës, Dee Devlin. Është hera e tretë që ai tërhiqet nga karriera në sportin e MMA-së dhe thashethemet thonë që mund të rikthehet. Për herë të fundit ai ishte në kafazin e UFC-së në janarin e këtij viti, ku mundi për 40 sekonda Donald Cerrone.

/News31

Burimi: Express.uk