Citimet e famshme që në të vërtetë nuk u thanë kurrë...

Çdo personazh i famshëm duket se vjen me një sërë shprehjesh dhe citatesh kuptimplota të thëna ndër vite. Këto fjalë të zgjuara të cilat ne i marrim për të mirëqena i postojmë edhe në profilet tona sociale pa u siguruar nëse personazhi në fjalë është vërtetë autori i tyre. Para se të nxitoni me postimet tuaja të këtyre shprehjeve të famshme, hidhini një sy rreshtave që vijojnë sepse po ju paraqesim 4 citate të famshme që nuk janë thënë kurrë nga këto personazhe legjendare.
Pablo Picasso: "Artistët e mirë kopjojnë;artistët e mëdhenj vjedhin"
Kjo shprehje e famshme është shkëputur nga një ese e shkrimtarit amerikan T.S Elliot që thotë: "Poetët e papjekur imitojnë; poetët e pjekur vjedhin". Me kalimin e viteve ky citim është përshtatur nga personazhe të ndryshme si pianisti rus Igor Stravinsky, "Një kompozitor i mirë nuk imiton por vjedh". Ishte pikërisht Steve Jobs i cili bashkangjiti emrin e Pablo Picasso në këtë aforizëm kur krijoji Apple.
Vincent van Gogh: "Do të preferoja të vdisja nga pasioni sesa nga mërzia"
Piktori gjerman gjatë peridhës më të errët të jetës së tij ku kaloi trauma të vështira psikologjike, së bashku me vëllain e tij shkruan 900 letra nga viti 1872 derimë 1890 ku në një ndër to gjendet shprehja e famshme e përmendur më sipër. E vërteta qëndron në faktin se kjo shprehje nuk u tha kurrë nga Van Gogh, në fakt ai thjeshtë po citonte fjalët e skenaristes franceze, Emile Zola.
Frida Kahlo: "Dikur mendoja se isha njeriu më i çuditshëm në botë, por më pas u mendova, ka kaq shumë njerëz në këtë botë, duhet të jetë dikush tjetër që është po kaq i çuditshëm dhe jo perfekt ashtu si unë"
Kjo shprehje kaq koherente nuk është thënë kurrë nga piktorja meksikane Frida Kahlo por nga një vajzë e panjohur e quajtur Rebecca Katherine Martin e lindur në vitin 1828. Kjo vajzë e panjohur thuhet të jetë sozia e piktores së famshme dhe për këtë arsye është ngatërruar edhe përkatësia e këtij citati. Në vitin 2008 një adoleshent kanadez printon një foto të piktores së bashku me citatin për t'ja dërguar një reviste online të quajtur "Post Secret".
Leonardo da Vinci: "Thjeshtësia është sofistikimi më thelbësor"
Sipas uebsaitit të Garson O'Toole të quajtur "Quote Investigator" kjo shprehje e famshme nuk është thënë kurrë nga Leonardo da Vinci por nga skenaristja dhe ambasadorja amerikane Clare Boothe Luce në vitin 1931. Në vitin 2000 një biznesmen italian ja atriboi këtë thënie da Vincit në një poster të madh për fushatën e tij të pijes Campari. Ky poster i madh doli edhe gazetën "New Yorker".