Çiljeta flet për Sali Berishën dhe si ia “vodhi zemrën” lali Eri



Çiljeta Xhilaga u bë kryefjalë e mediave disa javë më parë pasi u shfaq krah Erion Veliajt, duke u shprehur “Lali Eri i ka fituar zemrën”. Kjo nxiti shumë reagime pasi këngëtarja ka qenë dikur mbështetëse e Partisë Demokratike. Ditën e sotme Çiljeta ishte e ftuar në “Pardon My french” në Top Albania Radio me dy moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, ku ka folur edhe rreth kësaj çështjeje. Çiljeta tha se merr komente të shumta nga njerëzit sa i përket përfshirjes në politikë, duke shtuar se kjo nuk është diçka e re pasi një pjesë e mirë e VIP-ave në të gjithë botën merren me politikë, aq më tepër kur bëhet fjalë për periudhë zgjedhjesh.


Këngëtarja u shpreh se gëzon respekt të madh për Sali Berishën u shpreh se me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës njihet prej vitesh dhe ai është një ndër njerëzit më të mirë e më të dashur që njeh. Ajo theksoi se Veliaj është një ndër të vetmit që ka mbështetur artistët.

“Duke qenë se lideri im i preferuar nuk është më në PD, dhe unë mendoj se nuk ka lider që e zëvendëson Berishën….shumë komentues më thanë “tradhtare”, etj. etj. Tradhtare quhesh kur ke interesa dhe shkëputesh kur s’të puqen interesat. Unë s’kisha asnjë interes atje dhe Berisha mbetet pika ime e dobët të politikë. Kurse lali Eri ka shumë dritë brenda dhe është djalë pozitiv. Ne njihemi prej vitesh dhe ai është një ndër njerëzit më të mirë e më të dashur që njoh. Eri ishte një ndër të vetmit që ka mbështetur artistët, sidomos gjatë muajve të vështirë të pandemisë dhe është shembulli ideal i një lideri të ardhshëm i cili gjithmonë di si të frymëzojë.”Lali Eri ka shumë dritë brenda për atë që nuk e njohin. Ka shumë energji pozitive dhe është shumë i ndjeshëm. Është shumë frymëzues dhe unë e njoh nga afër prej vitesh. Më është gjendur pranë në një moment shumë delikat të jetës sime. E vlerësoj shumë si individ dhe kam shumë respekt për të. Është edhe një nga personat që u jep goxha mbështetje artistëve.”

E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të jetë pjesë e Parlamentit e të përfaqësojë popullin shqiptar, këngëtarja nuk e përjashtoi si mundësi në të ardhmen, duke thënë se nëse kjo do ndodhë do bëjë vetë mirë për njerëzit.

/News31