“Ciao buçko”, rrëfehet shefi shqiptar i kuzhinës që po bën namin në TikTok
Nëse jeni përdorues të TikTok është e pamundur mos të keni parë asnjë video të Gledis Gegaj apo siç njihet ai në këtë rrjet social me emrin “Ciao Buçko”. Gledis publikon video të ndryshme gatimi në TikTok dhe Instagram që përveçse janë shumë të veçanta, ai i prezanton recetat me nota humori. Madje i vendos edhe produkteve nofka të ndryshme.
Së fundmi Gledis, ka realizuar një lidhje direkte me “Skype” për “ABC e Mëngjesit” me Alban Musën. I riu ka treguar se gjithçka ka nisur nga karantina dhe nga që u prit shumë mirë nga publiku, vazhdoi më tej.
“Ka nisur nga karantina, ecën mirë videot dhe unë vazhdova. Duke qenë se njerëz po i pëlqenin shumë, unë fillova të bëja receta edhe më të vështira dhe më intersante. Unë jam akoma duke mësuar shumë gjëra lidhur me kuzhinën. Unë e kam pasur gjithmonë pasion gatimin, nuk është se gatuaja në Shqipëri, por kur erdha këtu në Itali fillova”, u shpreh ndër të tjera ai.
Për më shumë mund të ndiqni intervistën e plotë më poshtë: