Chrissy Teigen shfaqet e përlotur në Instagram! Çfarë e emocionoi modelen?



Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës para disa ditësh, Chrissy Teigen shprehej : “Ndihem si një plehrë kur dal jashtë dhe në shtëpi po bie në depresion!” Modelja e njohur postoi një foto në Instagram duke treguar se nuk po kalon një periudhë aspak të mirë për shëndetin e saj mendor. Chrissy shkruante se ndihet shumë keq pas skandave te bullizmit kohët e fundit dhe se dëshiron që të komunikojë me fansat e saj.





Dhe fansat duket se i janë përgjigjur kërkesës së saj. Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory disa video emocionuese, në të cilën shfaqet e përlotur për shkak të letrave të shkruara nga fansat e saj. Në video ajo nuk shfaqet me fytyrë, por dëgjohet teksa qan dhe flet për letrat e fansave.






“Ky është vetëm një grumbull letrash që sapo morëm, sepse vendi ku morën zakonisht letra nga ju, ku ju na dërgoni letrat, ishte mbyllur dhe tashmë sapo u hap. Dhe tani kemi gjithçka. Ju më keni dërguar letrat, kartolinat dhe librat më të bukur për ngushëllim dhe dua t’ju bëjë me dije se i kemi marrë të gjitha. Do i lexoj të gjitha. Dhe ju dua. Ju dua, ju dua. E kuptova, Ok? E kuptova dhe ju dua”, shprehet Chrissy në video.

Kujtojmë se pak kohë më parë Chrissy shkroi një letër të hapur ku shprehu keqardhje për akuzat dhe u kërkoi fansave durim. Ajo shprehu pendesë për veprimet e saj, duke thënë se meriton gjithë kritikat që ka marrë. Fillimisht, Chrissy u përballë me akuzat e modeles Courtney Stodden, e cila tregoi publikisht si ajo e ka bullizuar në të kaluarën. Pas saj erdhi rrëfimi i dizenjuesit Michael Costello, i cili përmes një deklarate në Instagram tha se prej saj ka dashur të vrasë veten. Për këtë të fundit modelja i mohoi akuzat duke thënë se ka shpifur.

/News31