Chrissy Teigen në dëshpërim të thellë, jep lajmin e humbjes së fëmijës

One
Telekom

Pak ditë më parë, ishte vetë Chrissy Teigen ajo që zbuloi se ishte shtruar në spital, pas një gjakderdhjeje që vazhdueshms prej një muaji. Sot, ka ardhur momenti që Chrissy të ndajë një lajm të trishtë.

Nëpërmjet disa fotove bardhë e zi, ku Teigen shihet nën shoqërinë e vazhdueshme të John Legend, modelja ka rrëfyer mes fjalëve emocionuese se ecuria e shtatzënisë së tretë ishte jashtë çdo parashikimi. Pas regjimit të shtaratit për disa javë, Teigen iu drejtua spitalit pas problemeve me gjakderdhjen. Por, fati këtë herë nuk ka qenë në anën e familjes Legend.

Facile
Facile
My Dental

Chrissy ka treguar se çifti kishin vendosur ta quanin vogëlushin Jack. “Punoi kaq shumë për të qenë pjesë e familjes tonë të vogël dhe ashtu do të jetë, përgjithmonë”, ka shtuar me dhimbje Teigen. Postimin e plotë e gjeni më poshtë.

“Jemi të shokuar dhe zhytur në atë lloj dhimbje, për të cilën vetëm kishim dëgjuar më parë, por që nuk e kishim përjetuar kurrë. Nuk mundëm ta ndalonim gjakderdhjen dhe nuk mundëm t’i jepnim bebushit lëngjet që i nevojiteshin, përpos qeseve të panumërta të transfuzionit të gjakut. Nuk ishte e mjaftueshme.

Nuk kemi vendosur kurrë për emrin e bebit deri në momentin e lindjes. Por ne, për disa arsye, kishim nisur ta quanim këtë djalosh të vogël, Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack-u për ne. Jack punoi kaq shumë për të qenë pjesë e familjes tonë të vogël dhe ashtu do të jetë, përgjithmonë.

Jack-ut tonë, më vjen shumë keq që muajt e parë të jetës ishin kaq të komplikuara, që ne nuk mundëm të krijonim kushtet e duhura për të mbijetuar. Do të të duam gjithmonë.

Falemnderit të gjithëve që na kanë përcjellë energji pozitive, ngushëllime e lutje. E ndiejmë gjithë dashurinë tuaj dhe vërtetë e çmojmë.

Jemi mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm Luna dhe Miles, për gjërat e mrekullueshme që kemi përjetuar. Por jo çdo ditë ka diell. Në këto ditë të trishta, do qajmë deri në lotin e fundit. Por do përqafojmë dhe do duam njëri-tjetrin edhe më shumë dhe do ta kalojmë edhe këtë.”

View this post on Instagram

We are shocked and in the kind of deep pain you only hear about, the kind of pain we’ve never felt before. We were never able to stop the bleeding and give our baby the fluids he needed, despite bags and bags of blood transfusions. It just wasn’t enough. . . We never decide on our babies’ names until the last possible moment after they’re born, just before we leave the hospital.  But we, for some reason, had started to call this little guy in my belly Jack.  So he will always be Jack to us.  Jack worked so hard to be a part of our little family, and he will be, forever. . . To our Jack – I’m so sorry that the first few moments of your life were met with so many complications, that we couldn’t give you the home you needed to survive.  We will always love you. . . Thank you to everyone who has been sending us positive energy, thoughts and prayers.  We feel all of your love and truly appreciate you. . . We are so grateful for the life we have, for our wonderful babies Luna and Miles, for all the amazing things we’ve been able to experience.  But everyday can’t be full of sunshine.  On this darkest of days, we will grieve, we will cry our eyes out. But we will hug and love each other harder and get through it.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on