Chrissy Teigen flet për herë të parë që pas humbjes së fëmijës

One
Telekom

Chrissy Teigen ka folur për herë të parë që kur humbi djalin e saj. Ajo u shtrua në spital për hemoragji të rëndë gjatë kohës që ishte shtatzënë dhe fëmija që solli në jetë, nuk mundi të mbijetojë. Që nga tragjedia, modelja ka qëndruar në heshtje, të paktën në rrjetet sociale, ndërkohë që bashkëshorti i saj, John Legend, i dedikoi asaj një performancë emocionuese të këngës “Never Break”, në 2020 Billboard Music Awards.

Më pas John i dedikoi edhe një shkrim në Twitter, ku fliste për të gjitha ato që çifti kishte përjetuar gjatë kësaj periudhe, fjalë të cilat Chrissy tani i ka shpërndarë në Instagram-in e saj. Bashkangjitur me fjalët e bashkëshortit ajo shkruan: “Kemi qëndruar në heshtje, por jemi mirë. Ju duam shumë të gjithëve.

Facile
Facile
My Dental

 

View this post on Instagram

 

We are quiet but we are okay. Love you all so much.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

John ndër të tjera në dedikimin e tij shpjegon se përse e kishte shkruar këngën “Never Break”:

Kjo ishte për Chrissy-n. Të dua shumë, ty dhe familjen tonë. Kemi përjetuar momente shumë të bukura dhe shumë të vështira bashkë. Të të shikoja ty që mbaje fëmijët tanë ka qenë diçka shumë prekëse dhe emocionuese. Ke treguar kaq shumë forcë gjatë çdo sfide me të cilën jemi përballur. Çfarë dhurate e mrekullueshme është kur ke mundësinë të sjellësh jetë në këtë botë. E kemi përjetuar këtë mrekulli, fuqinë dhe gëzimin e kësaj dhurate dhe sa gjë delikate është. E shkruajta këngën sepse kam besimin që sa të jemi në këtë Tokë, do të mbajmë dorën e njëri-tjetrit, përgjatë çdo loti, çdo ulje dhe ngritje, çdo testi. Ja premtuam njëri-tjetrit këtë në dasmën tonë 7 vite më parë, dhe çdo gjë që kemi kaluar e ka bërë atë premtim më domethënës. Dashuria jonë do të mbesë. Ne nuk do të thyhemi kurrë.

Shumë dashuri për Chrissy dhe John.