Chiara Ferragni dhe Fedez bëhen prindër për herë të dytë, zbulojnë emrin e vajzës



Modelja e njohur Chiara Ferragni dhe këngëtari i njohur Fedez janë bërë prindër për herë të dytë, teksa në jetë ka ardhur vajza e tyre, Vittoria. Ka qenë vetë çifti që ka bërë me dije lajmin e bukur në rrjetet sociale, teksa kanë zgjedhur ta prezantojnë të bijën me publikun, sapo ka ardhur në jetë. Vajza ka lindur ditën e sotme, në 23 mars, ndërsa në foton e publikuar duket Chiara që e mban në krahë vogëlushen dhe Fedez që i mban dorën, ndërsa sfondi lejla që shoqëron postimin e bën gjithçka të duket më speciale.





Bashkangjitur me foton familjare Chiara shkruan datën e sotme dhe “Vittoria jonë”.






 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Fedez ka bërë të njejtin postim dhe përmend emrin e mbretëreshës që ata kanë zgjedhur për vajzën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Chiara Ferragni dhe Fedez janë një prej çifteve më të njohur në Itali dhe jo vetëm, më miliona ndjekës në rrjetet sociale. Ata kanë edhe një djalë, Leone-n, i cili që tani është një personazh i njohur për të gjithë fansat dhe publikun, sidomos të Instagram-it.Meqë ra fjala, mezi presim reagimin e tij tani që është bërë vëllai i madh I Vittoria-s. Që në momentin e parë kur bëri me dije se ishte sërish në pritje të ëmbël, Ferragni e ka ndarë eksperiencën e saj në Instagram dhe me shumë gjasë do vazhdojë ta bëjë, tashmë si nëna e Leo-s dhe Vittoria-s. Ndërkohë Fedez, përveçse ka qëndruar në krah të bashkëshortes gjithë këtë kohë, së fundmi mori pjesë edhe në Sanremo, ku doli në vend të dytë, me një këngë që është pëlqyer shumë nga publiku. Shumë urime!

/News31