Çfarë po ndodh mes tyre?! Antonela dhe Fation Kuqari filmohen bashkë



Pikërisht kur menduam se ujërat rreth Antonelës me Mevlanin, Renianin e Atdheun u qetësuan, e se diçka po niste me këtë të fundit, një video e re që po qarkullon në internet na ka konfuzuar të gjithë. Ne e dimë që personazhet e Për’puthen ruajnë kontakte dhe me ish-konkurrentë të programit, por ndjekësit nuk dinë ç’të mendojnë në këtë rast.





Bëhet fjalë për Antonelën dhe Fation Kuqarin. Dyshja janë filmuar bashkë, teksa bukuroshja shkodrane futej në makinën e ish-konkurrentit. Fytyra e Fationit nuk dallohet në video, por kuptohet qartë që është automjeti i tij pasi ka të njëjtën targë, dhe më parë ai ka postuar foto të Audit të tij ngjyrë ulliri në Instagram.

Ndoshta mes Antoneles dhe Fationit mund të ketë thjesht miqësi, megjithatë kjo nuk i ka ndalur ndjekësit të spekulojnë se mes tyre mund të ketë diçka më shumë.