GOSS-BIZ 18 Qershor 2021, 22:58

Çfarë ndodhi? U largua papritur nga Instagrami, flet Mevlani

Çfarë ndodhi? U largua papritur nga Instagrami, flet Mevlani
Ish-konkurrenti i Për'puthen, Mevlan Shaba, u zhduk papritur nga Instagrami ditën e sotme. Ndjekësit e tij vunë re se ai nuk figuronte më në këtë rrjet social duke pyetur mbi shkakun e kësaj lëvizjeje. Mirëpo, para se të "shkruheshin" skenaret për largimin e tij ka ardhur edhe reagimi i Mevlanit. Ai ka publikuar një video në TikTok ku shprehet se as vetë nuk i di arsyet e kësaj, por në mëngjes pa se llogaria e tij figuron e mbyllur.

“Miqtë e mi të dashur, momentalisht Instagrami im rezulton i mbyllur. Sot në mengjes nuk e di çfarë ka ndodhur akoma. Arsyet akoma nuk i di. Shpresoj ta rikthej sa më shpejt”-shprehet ai.

[video width="576" height="1024" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/06/60e179feb6fe582fb766e692a1c83ea2.mp4"][/video] /News31