“Të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë” Çfarë ndodhi mes Roza Latit dhe Bieta Sulos?



Moderatorja e njohur Roza Lati ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, ku u duk se intervista nuk shkoi dhe shumë mirë. Bieta e pyeti për setin e saj të fundit fotografik, ku Roza u shfaq shumë sensuale tek pozonte me të brendshme në vaskë, duke iu drejtuar “Do t’i biesh dikujt në sy?”






Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza.

Pas intervistës disa ndjekës të Rozës postuan disa pjesë nga intervista në Instagram, duke shkruar se ajo nuk është respektuar nga Bieta. Fillimisht Roza ka rishpërndarë statuset e tyre e më pas ka reaguar pasditen e sotme në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk e kupton se si Bieta e ka ftuar në studio dhe ofenduar, duke shtuar se ka pafund mesazhe nga ndjekësit.

Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj ……. 🤷🏼‍♀️🤷🏼‍♀️🤷🏼‍♀️
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga walli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon .

 





 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)

Në fakt, ditën e djeshme gjatë intervistës Roza nuk shfaqi ndonjë pakënaqësi dhe nuk u kundërpërgjigj përveç rastit kur i thotë Bietës se  nuk e pyeti për projektet. Po ashtu, një fjali e thënë nga ajo “Dukem e qeshur dhe e qetë por thellë-thellë po djersis!” po interpretohet nga ndjekësit si mënyra se si u ndje Roza gjatë intervistës. Por në fakt ajo i referohet premtimit që i ka dhënë nënës së saj Rita Latit për tu bërë me fëmijë në moshën që është tani, duke treguar se të dielën feston ditëlindjen e 33-të. Ndaj ka thënë se po djersin sepse nuk e ka plotësuar dëshirën e saj ende. Ndërkohë, vetë Bieta nuk ka reaguar rreth kësaj çështjeje.

/News31