Çfarë ndodhi? Jasmina dhe Ola i japin fund miqësisë me njëra-tjetrën



Miqësia e Jasmin Kadriut dhe Ola Zenelaj është një nga më të përfolurat në “Për’puthen”. Në fillim dyshja u paraqitëm si “armike”. Me hyrjen e Olës në programin e dashurisë, ato zbuluan kishin qenë shoqe e nuk flisnin më me njëra-tjetrën. Megjithatë, postimet e tyre në Instagram ngritën herë pas here dyshime se në fakt ato ishin mike të mira e madje bashkëjetonin. Dhe ashtu ishte! Në përfundim të “Për’puthen”, kur Ola festoi ditëlindjen, bukuroshja brune i bëri një surprizë shumë të veçantë, duke i sjellë një tortë.






Që nga ai moment, ish-konkurrentet zbuluan se ishin shoqe. Por, miqësia e tyre duket se nuk ka zgjatur shumë. Dyshja nuk janë më mike dhe një veprim i ka nxjerrë “zbuluar”.

Ato kanë fshirë njëra-tjetrën nga Instagrami, ndërkohë që konkurrentët e tjerë i ndjekin. Kaq ka mjaftuar që të konfirmohet prishja e miqësisë së tyre.

Çfarë ndodhi? Mbetet për t’u zbuluar! /News31