“The Crown” është seriali më i komentuar i momentit, po vetë familja mbretërore çfarë mendon për të?

Sezoni i 4 i serialit të njohur ”The Crown” pati premierën në 15 nëntor dhe aktualisht është një nga ngjarjet televizive më të komentuara të momentit. Për ju që nuk e ndiqni, se ata që e shohin e dinë, familja mbretërore britanike në këtë serial nuk është se del githmonë shumë mirë, gjë që ka lënë hapësira edhe për kritika. Në vazhdim mund të keni spolier-a për sezonin e tretë, megjithëse seriali është i bazuar në historinë e vërtetë të familjes, kështu që…

The Crown është vërtetë një shfaqje cilësore dhe argëtuese pse jo, duke dhënë një portret të familjes mbretërore me të gjitha ngjyrat, të komplikuar ashtu si ç’është në të vërtetë, me guximin për të shfaqur edhe të vërtetat tronditësese në ekran. Për shembull në sezonin e tretë zbulon disa sekrete jo edhe aq të bukura nga marrëdhënia e Mbretëreshës Elizabeth II me Pirncin Charles. Por si ndihet vetë familja për serialin dhe mbi të gjitha, a e kanë parë? Imagjinoni monarkët që kanë një adresë të përbashkët Netflix-i dhe e vemtja gjë që shohin është The Crown.

My Dental

Sipas revistës ”Hello”, mbesa e Mbretëreshës, Eugenie, ka thënë se i ka parë disa episode dhe mesa duket i ka pëlqyer. ”Është xhiruar në mënyrë të shkëlqyer, muzika është e mrekullueshme, historia po ashtu. Ndihesh krenare kur e sheh. Nuk mund të flas për të gjithë, por kështu jam ndjerë kur e kam parë.”- ka thënë Eugenie.

Edhe Mbretëresha e pëlqen. Nuk e dimë për sezonin e ri, por Vanessa Kirby, e cila në serial luante rolin e Princeshës Margaret, duek folur për ”Vanity Fair” ka thënë se një shoqja e saj e ka dëgjuar këtë thashethem në një festë, e konfirmuar nga vetë Eugenie.

Një shoqja ime ishte në një festë, nuk njihte askënd dhe qëndroi me një grup që po flisnin për The Crown, kur dëgjoi dikë të thoshte: ”Gjyshja ime e sheh dhe e pëlqen. Më vonë ajo kuptoi se vajza që po fliste ishte Eugenie dhe gjyshja sigurisht, Mbretëresha”- tregon aktorja.

Mesa duket ka qenë djali i saj, Princi Edward, që ja ka prezantuar serialin Mbretëreshës dhe sipas një burimi, ajo e sheh gjithmonë:

Kanë një traditë prej shumë kohësh, Fundjavave, kur Princi i bashkohet së ëmës në Windsor për të ngrënë bashkë, ata shohin ndonjë film apo serial. Kanë një llogari në Netflix dhe Edward i tha që duhet ta shihnin The Crown. Ajo e pëlqen, edhe pse ndonjëherë ka disa ngjarje që mendon se i kanë dramatizuar më shumë se ç’duhet

Për shembull, ajo nuk ka pëlqyer se si e kanë portretizuar marrëdhënien e Princit Philipp, bashkëshortit të saj, me Princin Charles, të birin. Në serial Phillip është paraqitur si shumë i pandjeshëm, ndërkohë që disa prej ngjarjeve me djalin nuk kanë ndodhur fare. Megjithatë ajo e kupton që nuk mund ta ndryshojë mënyrën si është shkruar seriali dhe që njerëzit besojnë se kështu ka ndodhur vërtetë.

Olivia Coman, e cila luan Mbretëreshën në sezonin 3, e takoi Princin William në Pallatin e Buckingham dhe ka zbuluar që ka pasur një bisedë vërtetë të sikletshme me të për serialin: “Ai më pyeti se çfarë po luaja për momentin, pastaj tha: Oh po e di çfarë po bën. Isha shumë e emocinuar dhe e pyeta nëse e ka ndjekur dhe më tha që JO, me vendosmëri. Megjithatë për pjesën tjetër të bisedës u tregua shumë i dashur dhe i sjellshëm.”

Pra William nuk është fans, e megjithatë ka raportime nga familja mbretërore që ai është shumë i inatosur me sezonin e ri dhe mënyrën si janë vënë ngjarjet në ekran. Ndërkohë vitin e shkuar, zyrtarë nga Pallati Mbretëror i dërguan një letër producentëve të serialit, ku i thanë se i falenderojnë për të, megjithatë duhet të sqarojnë publikun se nuk kanë marrë kurrë pëlqimin e familjes mbretërore dhe as informacione prej tyre për një portretizim të vërtetë të ngjarjeve, kështu që ata nuk duhet t’i bësojnë të gjitha ato që shfaqen në ekran.

Kështu, duket që ata pëlqejnë serialin, por jo dramën e tij. Gjithsesi, mezi presim të shohim çfarë mendojnë për sezonin e fundit, sidomos Mbretëresha, sepse drama ka shumë.

/News31

Burimi: Cosmopolitan