Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni pije alkoolike gjatë ditëve të nxehta verore?
Jemi të sigurtë që krahas ujit i cili është i domosdoshëm për trupin tonë në çdo stinë të vitit, gjatë verës, dëshira për konsumimin e pijeve alkoolike rritet. Mbrëmjet e gjata me shoqërinë apo festat familjare, padyshim që bëhen akoma më argtëuese nëse i shoqëroni më një gotë pije alkoolike. Por si ndikojnë këto pije gjatë ditëve të nxehta?
Në bazë të kërkimeve, ekspertët tregojnë gjithçka i ndodh trupit tuaj kur ju pini alkool dhe jashtë është nxehtë, gjendje kjo që mund të ndikojë tërësisht edhe në shëndetin tuaj nëse nuk jeni të kujdesshëm.
Alkooli mund t'ju bëjë të ndiheni më të nxehtë se sa vetë vapa përvëluese e verës
"Alkooli është një vazodilator që do të thotë se zgjeron enët tuaja të gjakut", shpjegoi Julia Blank, një mjeke familjare në Qendrën Shëndetësore të Providence Saint John në Santa Monica. Kjo e bën më të lehtë faktin që temperatura e trupit të rritet në sipërfaqen e lëkurës, duke ju bërë të ndiheni tmerrësisht të nxehtë.
Për shkak të presionit të lartë të gjakut, ju ndjeni se nxehtësia po afrohet në sipërfaqen e lëkurës. Problemi është se edhe jashtë është super ngrohtë, çka rrit shanset që ju të ndjeni afshe të ngrohta për shkak të pijeve alkoolike që po konsumoni.
Alkooli ju dehidraton
Përveç ngrohjes, alkooli është një diuretik dhe i heq trupit tuaj shumë lëngje.
"Alkooli bën që veshkat tuaja të lirojnë më shumë ujë përmes urinës se sasia normale", thotë Hallie Zëibel, mjek dhe drejtor i Qendrës për Mjekësi Sportive në Institutin e Teknologjisë në Nju Jork. "Pra, tani po humbisni ujë përmes djersës [nga nxehtësia] dhe urinës, e cila mund t'ju bëjë të ndiheni të dehidratuar dhe të paaftë që të qetësoheni". Ju ndoshta nuk do të ndjeni sikur keni etje, sepse jeni duke pirë, por nuk është tamam kështu. Urina juaj do të duket më e holluar se sa është në të vërtetë, duke ju dhënë iluzionin se keni lëngje të mjaftueshme në trupin tuaj.
Por për të gjithë ju që pavarësisht këtyre që lexuat, prapë nuk mund të hiqni dorë nga pija e pijeve alkoolike, atëherë ja disa këshilla për ju:
Mjekët rekomandojnë që të pini një gotë ujë çdo 30 minuta, gjë që do të ndihmonte që vazhdimisht të ringopni trupin pas lëngjeve të humbura. Një tjetër mënyrë për të mbajtur lëngjet shtesë është të hani ushqime me bazë kripe.
Në çdo moment nëse jeni duke pirë alkool ose jo dge filloni të ndiheni të lodhur, me të përziera ose konfuz, shkoni në një vend me hije dhe pini sa më shumë ujë të jetë e mundur. Këto janë shenja paralajmëruese të goditjes nga nxehtësia./News31